
Rusia dhe Kina synojnë të firmosin së shpejti marrëveshjen më të rëndësishme për shitjen e armëve të dhjetëvjeçarit të fundit.
Moska dhe Pekini, sipas së përditshmes “Kommersant”, kanë rënë dakord për furnizimin me 48 avionë luftarakë ruse “Sukhoi Su-35”, për një shifër prej 4 miliardë dollarësh.
Përmbyllja e marrëveshjes duhet të kalojë pengesën e fundit, angazhimin e Pekinit për të mos prodhuar mjete fluturuese, siç ka ndodhur në të kaluarën me avionë të tjerë rusë.
Rusia dhe Kina kanë marrëdhënie dypalëshe historike të cilat kanë rezistuar edhe në dekadën e fundit, pavarësisht ndërrimit të presidentëve.
Pekini zyrtar ishte ndër të parët që vlerësoi rizgjedhjen e Vladimir Putin president, të cilin nuk vonoi ta uronte, duke u shprehur i bindur për vijimin e raporteve.
Putin, që me këtë mandat do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2018 me mundësi rikandidimi, është pagëzuar nga mediat ndërkombëtare si Cari i ri i Rusisë.
Top Channel