Putin-Zelensky në Budapest? Opsion i ri për takimin, Trump: Ukraina e ka humbur Donbasin Opozita ruse druhet se Vladimir Putin do të përdorë forcën për të mbytur cdo përpjekje tjetër të shprehjes së pakënaqësisë ndaj tij, pas ndalimit të qindra protestuesve që sfiduan fitoren e ish-oficerit të KGB-së në zgjedhjet presidenciale.
Pas tre muaj protestash paqësore kundër kreut të qeverisë, mbi 500 vetë u prangosën, përfshirë liderë opozitarë që dolën të hënën në tubime në Moske e Shën Peterburg.
250 aktivistë u lanë të lirë së fundmi, mes tyre edhe avokati dhe blogeri i njohur Aleksei Navalni. por ndërhyrja e ashpër e policisë po përkthehet si sinjal i qartë se Putini është duke e humbur durimin me kundërshtarët që kërkojnë më shumë demokraci, transparencë dhe reforma politike dhe tashme po tregon dhëmbët duke e bërë të qartë se nuk do të ngurojë të godasë këdo që del jashtë rreshtit.
Ndërkohë, gjatë një vizite në një qendër monitorimi, shefi i qeverisë pranoi se në zgjedhje mund të ketë patur shkelje dhe kërkoi hetimin e tyre.
“Sigurisht që parregullësi edhe ka patur. Ne duhet t’i identifikojmë ato që të gjitha e ta bëjmë të qartë se situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm”, tha ai.
Vëzhguesit perëndimorë e deklaruan hapur se fitorja e Putinit u arrit përmes favorizimeve ndaj tij dhe se ka patur shkelje në një të tretën e qendrave të votimit.
Navalny zotohet se do të ketë një fushatë protestash, “mosbindje civile” sic e quan ai, kundër atyre që i cilëson zgjedhje presidenciale kryekeput të manipuluara. Aktivisti rus pretendon se dhjetra-mijëra njerëz do të protestojnë nëpër rrugët e qyteteve ruse, deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.
Top Channel