Indi, gjykata burgos marinarët italianë

06/03/2012 09:55

Një gjykatë indiane ka vendosur që dy marinarë italianë, të akuzuar për vrasjen e dy peshkatarëve në ujërat e vendit aziatik, të mbeten në burg.

Ndaj vendimit ka reaguar menjëherë Italia, me anë të ministrit të Jashtëm që deklaroi se: marinarët nuk do të mbahen në një burg të zakonshëm.

Pas disa ditësh qetësie relative, fati i marinarëve Massimiliano Latorre dhe Salvatore Girone, të përfshirë në vrasjen e 15 shkurtit në Detin Arabik, ka ndezur sërish gjakrat mes Romës dhe Nju Delhit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, pas një komunikimi me ministrin e Jashtëm Steffan de Mistura, dy marinarët kanë refuzuar të hynë në një qeli të burgut qendror të Trivandrumit.

“Ushtarët italianë nuk mundet dhe nuk duhet të mbahen të burgosur në një burg për të dënuar normalë”, deklaroi De Mistura gjatë një takimi me drejtorin e burgut indian.

“Nuk lëviz që këtej derisa të kemi sqaruar situatën, që mund të zbardhet duke zbatuar pikën 6 të vendimit gjyqësor, që parashikon mundësinë e dënimit alternativ”, tha ministri gjatë vizitës së tij në Indi.

Pas 15 ditësh që nga fillimi i proçesit, më 19 shkurt, marinarët janë shfaqur përpara trupit gjykues që vendosi transferimin e tyre për dy javë në burgun qendror të Trivandrumit, në ekstremin jugor të Indisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA