Presidenti i Rusisë në largim, Dmitry Medvedev, urdhëroi gjykatën që të rishqyrtojë ligjshmërinë e dënimit të dhënë kundër Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur në Rusi.
Në një deklaratë të publikuar nga Kremlini kërkohej që një riekzaminim i plotë i çëshjtes të realizohet nga kryeprokurori i vendit deri në datën 1 prill.
Ish-pronari i gjigantit të naftës dhe gazit “Yukos”, Khodorkovsky u dënua me shtatë vjet burgim në vitin 2005, pasi u gjet fajtor për evasion fiskal. Megjithatë, një proces i dytë i shumëkritikuar zgjati dënimin e tij deri në 2016-n në vitin 2010, pasi u shpall fajtor edhe për kërcënim dhe mashtrim financiar.
Institucionet ndërkombëtare kanë kritikuar rëndë gjyqësorin rus për këtë proces, të konsideruar si të motivuar politikisht. Khodorkovsky njihet si një kundërshtar i ashpër i Vladimir Putin, njeriut që të dielën fitoi një mandat të tretë në krye të Kremlinit.
Kërkesa e Medvedev, drejtuar kryeprokurorit Yuriy Chaika, do të nisë një proces hetimor mbi ligjshmërinë e të gjithë procesit, jo vetëm të ish-manjatit, por edhe ndihmësit të tij më të afërt, gjithashtu të burgosur, Platon Lebedev.
Së bashku me ta do të rishikohen edhe 32 çështje të tjera të profilit të lartë që kanë ngjallur debat në vend.
Top Channel