Eurozonë, rekord i ri për papunësinë

01/03/2012 15:45

Numri i të papunëve në Eurozonë vazhdoi të rritej edhe në janar, duke regjistruar një rekord të ri.

Niveli i papunësisë në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro u rrit në 10,7% në janar, ndërsa vlerësimi për dhjetorin 2011 u rishikua duke rritur me dy pikë, në 10,6%.

Në total, janë 16,9 milionë personat e papunë, që janë në kërkim të një pune. Shifrat i ofroi institucioni zyrtar i statistikave, “Eurostat”.

Në Itali, papunësia në janar u rrit me 9,2%, shifrat më e lartë ndonjëherë që prej kalimit të vendit në monedhën euro. Rritja nga dhjetori ishte prej 0,3%, ndikuar edhe nga tremujori i dytë radhazi i recensionit ekonomik.

Spanja vazhdon të ketë nivelin më të lartë të papunësisë në Eurozonë, me 23,3%, ndërsa Austria është vendi me normën më të ulët, vetëm 4%.

Në total, niveli i papunësisë në 27 vendet e Bashkimit Europian arriti 10,1% në janar, për një “armatë” të papunësh që tashmë vlerësohet në 24,3 milionë persona.

Lajmi për këtë rritje dramatike të papunësisë vjen në javën kur Banka Qëndore Europiane lajmëroi se do të shtojë me 530 miliardë euro kreditimin për bankat e kontinentit, në mënyrë që të rrisë likuiditetin në treg dhe t’i japë kështu një impuls rritjes ekonomike.

Marrëveshja është mirëpritur nga tregjet, ndonëse ekspertët kanë paralajmëruar se shuma mund të ndihmojë disa banka në vështirësi që të zgjasin agoninë e tyre, duke përkeqësuar kështu problemin e kredive të këqija.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA