Korçë, fshatrat e izoluara nga dëbora
23/02/2012 00:01
Një përfaqësi e Partisë Socialiste ka udhëtuar në fshatrat e izoluar nga bora në Qarkun e Korcës, por rruga ka qënë shumë e vështirë.
Të rinjtë e FRESSH-it, Kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi dhe sekretari i PS-së për rininë, Erjon Veliaj arritën me shumë vështirësi deri në fshatin Vithkuq.
Rruga për në fshatrat Panarit, Shtyllë dhe Lobonjë ishte tërësisht e bllokuar. Në këto zona transporti nuk funksionon prej 10 ditësh, ndërsa mungon edhe energjia elektrike.
Ndihmat për banorët e këtyre fshatrave u ndanë në Vithkuq dhe në pamundësi për të depërtuar me automjete, ato u transportuan me kafshë për familjet më në nevojë.
Top Channel