Iran, 33-vjetori i Revolucioni Islamik

11/02/2012 00:00

Irani përkujton 33-vjetorin e Revolucionin Islamik, revolucion që rrëzoi regjimin e Shah-ut për të vendosur Republikën Islamike.

Festimet kryesore do të mbahen në Teheran, ku në sheshin Azadi, aty ku nisi revolucioni në janar të 1978-s, presidenti Mahmoud Ahmadinejad do të mbajë një fjalim para të pranishmëve. I ftuar është edhe kryeministri i Hamas-it dhe i Gazës, Ismail Haniyeh.

Festime do të mbahen edhe në shumë qytete të tjera të vendit të cilat do të transmetohen direkt nga televizioni shtetëror iranian.

Revolucioni Islamik, nisi në janar të vitit 1978 kur mijëra pushtuan rrugët dhe sheshet në vend duke paralizuar ekonominë iraniane. Një vit më vonë, familja mbretërore Shah, pasi dështoi në rivendosjen e situatës nën kontroll vendosi të braktisë Iranin e të largohet. Në janar të 1979 në Teheran kthehet nga azili Ajatollahu Khomeini, lideri i parë suprem i Republikës Islamike dhe udhëheqës i revolucionit.

Top Channel