Ushtria amerikane lajmëroi të premten për lehtësimin e kushteve për antarësimin e grave në detyra ushtarake në terren.
Ndonëse gratë do të vazhdojnë ta kenë të ndaluar të marrin pjesë në trupat e këmbësorisë dhe trupave elitare, që vendosen në zonat më të rrezikshme në luftime, në bazë të skemës së re, ato do të afrohen më pranë linjave të frontit.
Megjithatë, një grup që mbron interesat e grave, u shpreh se pavarësisht masave të reja, ushtria duhet të bëjë ende shumë që të përmirësojë pjesëmarrjen e barabartë të dy gjinive. Statistikat tregojnë se vetëm 14% e efektivit të ushtrisë amerikane janë femra.
Sipas ekspertëve, ndërsa humbjet në linjat e para janë shtuar dhe ushtria po shpërndahet në baza e luftime në disa zona të ndryshme, mbajtja e femrave pranë zonave të luftimeve ishte gjithmonë e më e vështirë të shmangej.
Ndryshimi i kritereve do të hapë 14 mijë vende të reja pune, shumica e të cilave në trupat e marinës. Megjithatë, shtrëngimet do të vazhdojnë në flotën ajrore dhe atë detare.
Lehtësimi i kushteve do të thotë se femrat tashmë do të jenë në gjendje të bëjnë punë si mekanike tanku apo teknike e lëshimit të raketave, pozicione që më parë u janë mohuar.
Top Channel