Meksikë, ndalohen 15 tonë drogë

10/02/2012 09:20

Ushtria amerikane sekuestroi 15 tonë drogë sintetike, lloji metamfetaminë, në shtetin perëndimor të Haliskos.

Operacioni zhvilluar në orët e para të së premtes ishte më i madhi në llojin e tij dhe tejkalon çdo sasi tjetër narkotikësh të ndaluar ndonjëherë në vend.

Prodhimi i metamfetaminës është në rritje të vazhdueshme në Meksikë, ndikuar nga eksportet fitimprurëse të kartelit të fuqishëm të Sinaloas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Metamfetamina është një drogë që krijon një varësi të madhe psikologjike e fizike.

Ushtarët zbuluan sasinë masive në një magazinë të ndodhur vetëm disa kilometra në jug të kryeqytetit të shtetit, Guadalaharës.

Gjenerali Gilberto Hernandez Andreu shtoi se depot përdoreshin si një fabrikë për prodhimin e drogës. “Është një operacion historik. Kemi arritur të sekuestrojmë 15 tonë metamfetaminë, pesë kilogram Kristal dhe shtatë tonë kimikate që shërbejnë për prodhimin e substancës”, u shpreh ai.

Ushtarët sekuestruan gjithashtu edhe pajisjet nëpërmjet të cilave prodhohej droga, por magazine u gjet e braktisur dhe asnjë arrestim nuk u krye.

Që prej shpalljes së luftë ndaj karteleve të drogës, në vitin 2006, më shumë se 48 mijë persona kanë vdekur në Meksikë në përleshjet e kudondodhura urbane, midis të cilëve antarë të klaneve, forcat e autoriteve, por edhe civilë e gazetarë të shumtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA