Egjipt, rrëmbehen tre turiste

10/02/2012 20:55

Tre turiste koreano-jugore që po udhëtonin në një autobus bashkë me 26 turistë të tjerë janë rrëmbyer të premten në Egjipt.

Sipas mediave ndërkombëtare, rrëmbimi ndodhi në jug të Sinait, rreth 30 kilometra larg manastirit të Shën Katerinës, të cilin turistët sapo e kishin vizituar.

Rrëmbimi ka ndodhur një javë fiks pas atij të dy turisteve amerikane në të njëjtin vënd, të cilat u liruan pas disa orësh.

Më herët gjatë muajit, 25 punëtorë kinezë u rrëmbyen nga fiset tribale të beduinëve, por u liruan disa orë më pas, si rrjedhojë e presionit të fortë të autoriteteve kineze dhe egjiptiane.

Në rastin e tyre, kërkesa e parashtruar nga beduinët ishte lënia e lirë e disa militantëve, të burgosur për një sulm terrorist që vrau 31 persona, shumica turistë, në vitin 2004.

Pengmarrja vjen ndërsa në Egjipt është rikthyer dhuna dhe protestat masive, të provokuara nga përleshjet në stadiumin e qytetit të Port Saidit, ku humbën jetën 80 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA