Autoritetet meksikane zbuluan një varrezë masive me 15 trupa, ndërsa kanë informacion edhe për dy të tjera, lajmëruan burimet zyrtare gjatë së enjtes.
Një i dyshuar i klanit të drogës së Zetas udhëhoqi autoritetet në vendin ku kanë ndodhur ekzekutimet e disa policëve dhe kundërshtarëve të grupit mafioz, aktiv mbi të gjitha në shtetin e Verakruzit.
Varreza ndodhej në afërsi të qytetit jugor të Akajukanit. Verakruz është duke përjetuar një rritje të ndjeshme të dhunës në muajt e fundit, kryesisht për shkak të luftës në zhvillim midis dy fraksioneve të mëdha, brenda kartelit të Zetas.
Disa qindra trupa të tjerë janë gjetur në varreza masive në ditët e fundit, shumë prej tyre në shtetet veriore të Durangos dhe Tamaulipasit.
Që kur autoritetet vendosën të shpallnin një luftë ndaj karteleve të drogës në vitin 2006, mbi 48 mijë persona kanë humbur jetën, midis forcave policore, antarëve të grupeve mafioze dhe civilëve.
Top Channel