Përfshirja e Huthëve në luftën në Iran rrit shqetësimet për krizë të dyfishtë, çfarë rrezikon SHBA dhe Izraeli
Gjermania vendosi të përjashtojë nga vendi katër diplomatë sirianë, të dyshuar si të përfshirë në aktivitete spiunazhi.
Lajmin e konfirmoi të enjten vetë Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle. Dy ditë më parë, policia gjermane ndaloi dy persona, me akuzën se i shërbenin Shërbimeve Sekrete Siriane në identifikimin e kundërshtarëve të regjimit të al-Assad në Europë.
Të dy personat janë vendosur nën arrest, por policia lajmëroi se ishin tetë të dyshuarit si të përfshirë në rrjetin e spiunazhit, midis të cilëve edhe disa punonjës të Ambasadas Siriane në Berlin.
Të arrestuarit, një sirian dhe një shtetas gjermano-libanez rrezikojnë dënime të gjata me burgim, por ndaj diplomatëve, si persona të veshur me imunitet, Berlini mund të realizonte vetëm shpalljen e tyre “non grata”.
Top Channel