
Nëntë persona që tentuan të shpërthenin një bombë në Bursën e Londrës dhe në disa pika të tjera nevralgjike të kryteqytetit britanik u dënuan me burgime të gjata ditën e enjte nga një gjykatë britanike.
Tre pjestarët më të rrezikshëm të grupit, antarë të një dege të Al-Kaedës, u dënuan me burgim nga 10-vjet deri në burgim të përjetshëm, masë ndëshkimi që do të përcaktohet nga sjellja e tyre gjatë mbajtjes në izolim.
Antarët e organizatës u zbuluan nga shërbimet sekrete ndërsa ishin në fazat përfundimtare të hartimit të sulmit.
Gjithashtu, terroristët po bashkëpunonin për të grumbulluar fonde për ngritjen e një kampi stërvitje për talebanët në Pakistan dhe si ndërlidhës për të rektrutuar shtetas britanikë.
Antarët e tjerë të organizatës u dënuan nga 5-14 vjet heqje lirie, në bazë të përfshirjes së tyre në përgatitjen e sulmit.
Të nëntë antarët e grupit kishin pranuar më parë akuzat për terrorizëm dhe ishin vetshpallur fajtorë.
Top Channel