Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në aksin automobilistik Superstradë Lac vetëm 2 km, afër stacionit të trenit.
Një mjet tip Benz që drejtohej nga shtetasi Ndue Selala, ka përplasur një person i cili ka qenë duke drejtuar një bicikletë. Viktima është 60-vjecari Agim Haka nga fshati Fushëkuqe i Kurbinit.
Haka ka qënë duke ecur me bicikletën e tij, ndërsa përplasja ka qënë shumë e rëndë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të aksidentit.
Tjetër aksident në aksin Milot-Lezhë
Vetëm 30 minuta pas ngjarjes në Laç, një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Lezhë. Një furgon pasagjerësh me targa të Shkodrës që udhëtonte në drejtim të qytetit verior është përplasur me një Audi me targa të Krujës.
Nga ky aksident mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i Audit dhe një pasagjer, të cilët u dërguan në spitalin e Lezhës e më pas në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Top Channel