Skenari i zi i papunësisë

06/02/2012 00:00

Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Punës mbi Tendencat Globale
të Punësimit në vitin 2012, vëren se e gjithë bota këtë vit po përballet
me sfida serioze përsa i takon punësimit dhe deficiteve lidhur me
vendet e punës.

Sipas ketij raporti, gjate dekades se ardhshme qeverite e ne gjithe boten duhet te krijojne 600 milionë vende pune. Pas tre vjetesh tregjet globale te punes jane ne kushtet e nje krize te vazhdueshme dhe me tendence  perkeqesimi te metejshem te aktivitetit ekonomik. Shifrat flasin per 200 milione te papune ne nivel global, nje rritje prej 27 milione, qe nga fillimi i krizes.

Ekspertet mendojne se do te duhet te gjenerojne se paku 400 milione vende te reja pune pergjate dekades se ardhshme per te frenuar rritjen e metejshme te papunesise nderkohe qe do te duhen ne total brenda te njejtes periudhe te hapen 600 milione vendeve produktive si pasoje e rritjes se kerkeses. Kjo do te conte ne punesimin e te pakten 900 milione njerezve ne vendet ne zhvillim, familjet e te cileve tashme renditen poshte vijes se varferise me te ardhura prej 2 dollaresh amerikane ne dite.

Ne kete studim te ILO-s theksohet, se nese rreziqet materializohen dhe rritja ekonomike globale bie nen 2 % pergjate 2012-tes, papunesia ne rang boteror do te rritet shume shpejt ne me shume se 204 milione pergjate ketij viti. Kjo do te thote se papunesia do te rritet me te pakten 4 milione me shume sesa parashikimi.

Ne 2013-n, nese ekonomia do te vazhdoje te bjere do te kete nje rritje tjeter ne 209 milione, 6 milione me shume se skenari baze, i numrit te te papuneve. Ne rast se situata do te permiresohet, duke supozuar se do te kete nje zgjidhje te shpejte te krizes europiane te borxhit, atehere papunesia globale do te jete rreth 1 milione me pak sesa skenari baze per 2012-n, dhe 1.7 milione me pak se ne 2013-n. Kjo perseri nuk do ta ndryshoje mjaftueshem trajektoren e nivelit te papunesise ne rang global, e parashikohet te mbetet e bllokuar ne nivelin e 6 perqindeshit.

Top Channel