Siri, ushtria bombardime në Homs

06/02/2012 00:00

Ushtria siriane jo vetëm nuk jep shenja zbrapsjeje, por i ka shtuar
bombardimet mbi qytetin e Homsit, vatër e rebelimit anti-qeveritar.

Zjarri i artilerisë së rëndë rinisi orët e para të dites se hënë dhe ka vazhduar me te njejtin ritem pergjate gjithes kohes. Ky eshte njeri prej sulmeve me te ashpra qe Homsi ka pare qe prej fillimit te revoltes 11 mujore. Sipas aktivisteve vendas, ne shenjester te forcave te regjimit eshte vene edhe nje klinike mjekesore.

Televizionet arabe kane transmetuar ne direkt pamjet nga qyteti-bastion i rebeleve, ku vetem pergjate 3 ditesh u vrane 230 vete, nje masaker e vertete sic e pershkruajne mbeshtetesit e opozites. Kundershtaret e Bashar al Assadit jane te revoltuar nga Rusia dhe Kina i vune rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-se, mbeshtetese te Planit te Liges Arabe, e cila parashikon transferimin e pushtetit te Assadit tek nje zevendes i tij. Moska i ka dale serish ne mbrojtje levizjes se nje dite me pare, duke thene se rezoluta tingellonte si ultimatum për largimin nga posti te presidentit sirian, aleati i vetem ushtarak i saj në Lindjen e Mesme.

Kryengritja kunder sundimit autokratik te Assadit ne Siri tashme eshte kthyer në një konflikt të hapur mes rebeleve dhe forcave qeveritare. Veton e Kines dhe Rusise, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e quajti një “farsë” dhe u zotua të punojë me vende të tjera për të forcuar sanksionet rajonale dhe kombëtare e për të eliminuar burimet e fondeve dhe armëve që e mbajnë gjallë makinën e luftës së regjimit.

Top Channel