Siri, Kina mbron veton, SHBA tërheq ambasadorin

06/02/2012 15:30

Pekini zyrtar kritikoi ashpër shtypjen e dhunshme të protestave nga ana e autoriteteve siriane, por mbrojti vendimin e debatueshëm për të vendosur veton kundër një rezolute perëndimore, që dënonte regjimin në vend.

Sipas një deklarate të publikuar në televizionin shtetëror, gjendja në Siri konsiderohet si “shumë shqetësuese”, por theksohej se vendi nuk mund të bëhej palë për një sulm të ri ushtarak, si ata të ndodhur më parë në Afganistan, Irak dhe Libi, veprime që sipas Pekinit, bien tërësisht ndesh me “parimet ndërkombëtare”.

Ndërkohe, Uashingtoni lajmeroi per terheqjen e ambasadorit dhe stafit te saj nga Damasku, si kunderpergjigje e vrasjeve masive qe po ndodhin ne vendin arab.

Më parë, Shtetet e Bashkuara dhe shtete perëndimore kritikuan ashpër qëndrimin ruso-kinez, që votuan kundër dokumentit që kërkonte largimin e qeverisë së Assad, krijimin e një qeverie të pajtimit kombëtar dhe kërcënonte Sirinë me masa të ashpra shtesë.

Të hënën vazhduan sulmet mbi civilët, me trupat ushtarake që bombarduan me artileri qytetin e Homsit, përfshi disa prej zonave më të populluara. Deri në mesditë, 51 persona kishin vdekur.

Vrasjet gjithashtu vazhduan të dielën, me të paktën 28 civilë që humbën jetën. Sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth 6 mijë persona kanë mbetur të vrarë që prej nisjes së revoltave, në mars 2012, por raportime të tjera flasin për një bilanc të paktën dy herë më tragjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA