Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, pranoi detyrën e Kryeministrit në një qeveri teknike, e cila do të drejtojë vendin e panjohur ndërkombëtarisht (nga OKB), në zgjedhjet e ardhshme.
Bashkimi i dy pozicioneve më të larta të shtetit në një person është një ngjarje unike, por e bërë e domosdoshme pasi Abbas shfaqet si personi i vetëm me peshën e duhur politike për të bashkuar lëvizjet e Hamas dhe Fatah, dy partitë më të mëdha politike në vend.
Sidoqoftë, Presidenti lajmëroi se do të udhëheqë qeverinë vetëm për disa muaj, me qëllimin që të përgatisë zgjedhjet që duhet të mbahen brenda 2012-s në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.
Bisedimet midis Abbas dhe kreut të Hamas, Khaled Meshaal, vazhdonin që prej prillit 2011, në Katar.
Arritja e një marrëveshje ishte penguar nga qëndrimet e ndryshme të mbajtur nga dy figurat politike, në lidhje me kolonët hebrenj, të vendosur në territorin palestinez.
Sipas ekspertëve, emërimi i tij në këtë detyrë përbën një goditje për politikën izraelite dhe amerikane. Të dy këto shtete e konsiderojnë Hamasin si një organizatë terroriste dhe dëshironin të shihnin në krye të shtetit një person të ardhur nga radhët e Fatah.
Top Channel