Obama, fushatë me punësimin

06/02/2012 00:00

Barak Obama ka përdorur statistikat mbi hapjen e vendeve të reja të
punës dhe shtysën e dhënë kësisoj ekonomisë amerikane, për t’u treguar
amerikaneve se e meriton nje mandat te dyte ne krye te Shtepise se
Bardhe.

Ne nje interviste dhene kanalit televiziv NBC, presidenti amerikan u shpreh se ekonomia tani po ecen shume me mire tani krahasuar me periudhen kur mori postin, ndonese sic tha, mbetet ende pune per te bere.

“Ne kemi patur progres dhe kjo eshte e mese e dukshme,- rrefeu presidenti per Matt Lauer te NBC-se. – Eshte e rendesishme qe tani te mos ndryshojme drejtim, çka do te zhbente te gjithe perparimin e arritur gjate kesaj periudhe”.

Drejtimi i ri, te cilit iu referua presidenti ne fjalen e tij, nenkuptonte zgjedhjen e dikujt tjeter si psh Mitt Romney-t ne krye te vendit. Raporti qe tregoi uljen e shkalles se papunesise ne janar per te pestin muaj radhazi dhe hapjen e te pakten 250 mije vendeve te reja te punes eshte shnderruar ne argument te fuqishem favorizues per Obamen.

Ai kujtoi sesi ne 2009-ten, aq vende pune ekonomia amerikane po i humbiste ne nje muaj. Rivalet megjithate kembengulin te tregojne se ekonomia nuk po rimëkëmbet me shpejtësinë e duhur dhe se politikat e presidentit Obama nuk kanë qënë të efektshme.

Top Channel