Europë, 300 viktima nga i ftohti

06/02/2012 00:00

Të tjera vdekje janë regjistruar nga i ftohti arktik në Europë, duke e
çuar në më shumë se 300 bilancin e viktimave nga ngricat.

Dara e acarte që ka mbërthyer kontinentin e vjetër vazhdon të shkaktojë kaos, duke i ngarkuar gjithmonë e më shumë shërbimet e emergjencës e duke lënë në tokë me dhjetëra avionë. – 40 grade celsius shënoi termometri gjate nates ne Finlande. Aksidente te shumta rrugore raportohen ne vend per shkak te ngricave, perfshire dhe perplasjet e 200 makinave njera pas tjetres ne afersi te Helsinkit, por nuk ka raporte per te vdekur.

Ukraina vazhdon te mbetet vendi i goditur me rende me 131 jete te humbura. 8 vete vdiqen ne Poloni gjate nates duke e çuar bilancin e vdekjeve atje ne 53. Nyjet kyçe te transportit jane goditur gjithashtu. Aeroporti Heathrow i Londres i reduktoi sherbimet te dielen me 50%. Kater jane viktimat ne France, kryeqyteti italian Rome u perfshi nga reshjet me te dendura te debores ne 25 vjet, ndersa ne kryeqendren e Bosnjes, Sarajeve, te paralizuar krejtesisht nga debora eshte shpallur gjendja e jashtezakonshme.

70.000 vete mbeten te bllokuar ne Serbi. Hollanda regjistroi temperaturat me te uleta ne tre dekada, – 21.8 grade celsius, ndersa – 10 grade kane mberritur temperaturat ne Belgjike, ku policia zbuloi se mjetet per matjen e nivelit te alkoolit tek drejtuesit e automjeteve, nuk punonin nga ngrica.

Fronti i ftohte ka sjelle reshje te rralla debore edhe ne veriun e Afrikes. 16 persona kane humbur jeten ne Algjeri dhe 100 te tjere jane plagosur qe kur bora mbuloi qytete te tera te vendit pergjate fundjaves, duke bllokuar rruge e duke lene te izoluar fshatrat ne zonen malore Kabylia. 5 nga vdekjet i faturohen helmimit me monoksid karboni, pasoje e ngrohjes me gaz. Vala e te ftohtit siberian pritet te zgjase me e pakta, deri nga mesi i javes.

Top Channel