Një grua në krye të Afrikës

05/02/2012 20:00

Bashkimi Afrikan zgjodhi gruan e parë drejtuese në historinë e tij, Nkosazana Dlamini-Zuma, pas një gare të fortë ditën e hënë.

Bashkimi Afrikan, për nga struktura i ngjashëm me atë Europian, përfshin në gjirin e tij 54 vendet e “Kontinentit të Zi”.

63-vjeçarja, ministre e Brendshme e Afrikës së Jugut përpara marrjes së detyrës, është gjithashtu e njohur si ish-gruaja e presidentit Jacob Zuma.

Votimi i realizuar në Adis Adeba, në Etiopi, u zgjat për orë të tëra pasi as Dlamini-Zuma dhe as presidenti në detyrë, gabonezi Jean Ping, nuk arritën të siguronin fillimisht kuotën e nevojshme prej 2/3 te votave.

Gara solli një ndarje të qartë midis Afrikës frankofone, mbështetëse të Ping dhe vendeve pjesëmarrëse në Komunitetin e Zhvillimit të Vendeve të Afrikës Jugore.

Megjithatë, Dlamini-Zuma siguroi mandatin e saj pas kritikave të ashpra ndaj Ping për përgjigjen e ngadaltë të BA-së në krizën libiane dhe Bregun e Fildishtë.

Presidentja e parë femër e BA-së merr në detyrë detyrën e saj në një situatë të vështirë, menjëherë pas grushteve të shtetit në Mali dhe Guinea Bisau.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA