Ngrica “paralizon” Europën

05/02/2012 11:15

Ngrica ka goditur ashpër transportin në Europë, duke mbyllur aeroporte, duke bllokuar rrugë dhe trena.

Shumë aeroporte në Europën Qëndore dhe Lindore janë mbyllur për shkak të ngricës më rtë ashpër në dekada, përgjegjëse deri të dielën për më shumë se 200 jetë të humbura.

Anullime të shumta fluturimesh dhe vonesa kanë goditur edhe aeropirtin e Amsterdamit, “Schipol” dhe atë të Londrës, “Heathrow”.

Ukraina është shteti i goditur më i goditur nga i ftohti, me temperature që kanë zbritur deri në -38 gradë. Ndonëse autoritetet kanë ndërtuar strehime provizore dhe kanë shpërndarë ushqime e batanije. 122 persona kanë vdekur në një javë dhe qindra të tjerë janë shtruar në spital me gjymtyrë të ngrira e ftohje.

Polonia dhe Rumania janë dy vendet e tjera europiane më të goditura, me 27 dhe 28 viktima përkatësisht.

I ftohti ka shkaktuar viktima edhe në Bosnje, Letoni, Lituani, Estoni, Bullgari, Republikën Çeke, Itali, Sllovaki, Francë, Austri dhe Greqi, raporton “Agence France Press”.

Ndërkohë, në Romë, po regjistrohen rreshjet më të dendura të dëborës në 25 vjet, teksa në Venecia, disa kanale të qytetit kanë filluar të ngrijnë përkohësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA