Moti, kaos në Britani

05/02/2012 15:30

Koha e keqe dhe dëbora shkaktojnë çregullime në transportin ajror dhe atë rrugor në mbarë Britaninë e Madhe.

Rreth 16 cm dëborë e rënë gjatë natës ka çuar në anullimin e shumë fluturimeve në aeroportin më të madh të vendit Heathrow dhe disa aeroporte të tjera në vend si Gatwick, Stansted dhe Luton dhe pasagjerët janë këshilluar të kontaktojnë linjat ajrore përpara fluturimeve të tyre.

Ndërkohë, autostradat kryesore kanë pasur probleme të mëdha, ku shumë drejtues makinash janë bllokuar gjatë natës nëpër makinat e tyre.

Edhe shërbimet e trenave dhe metrotë kanë pasur problem dhe çrregullime. Autoritetet e aeroportit të Heathroë-t thanë se janë detyruar të anullojnë shumë fluturime. Nga një vështrim i parë në internet shumë linja të Evropës janë anulluar.

Sipas Richard Scoot, nëse nuk anullon paraprakisht shumë fluturime, krijohen vonesa shumë të mëdha dhe në fund të fundit ato ndikojnë në udhëtimin e pasagjerëve.

Ndërkohë, fluturimi nga Tirana për në Londër i linjës “Belair” nuk ka pasur problem dhe vonesa nga aeroporti Stanstead në Londër. Ndërkohë, fluturimi tjetër i “British Airways” nga aeroporti tjetër Gatwick për në Tiranë pritet të kryhet si zakonisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA