Meksikë, arrestohet mafiozi i shumëkërkuar

05/02/2012 12:35

Policia e Meksikës arrestoi një prej mafiozëve më të kërkuar në vend, liderin e klanit të “Gente Nueva”, pjesa e armatosur e kartelit të Sinaloas.

Sipas prokurorëve, “bosi” i prangosur, Jose Antonio Torres Marrufo, është njeriu që udhëroi personalisht sulmin mbi një qendër për trajtimin e personave të droguar, duke sjellë 18 viktima.

Pasi mjekët u larguan ose u vranë, pacientët u rreshtuan pas një muri dhe u pushkatuan një nga një.

Torres Marrufo u arrestua në Leon, në pjesën qëndrore të shtetit të Guanohuatos, së bashku me truprojën e tij. Në çastin e prangosjes, të dy mafiozët kishin me vete një sasi droge sintetike dhe një arsenal të vogël armësh.

Sipas shefit të luftës kundër narkotikëve në policinë meksikane, Ramon Eduardo Pequeno, arrestimi i Marrufos përbën një goditje të rëndë për kartlerin. Mbi të rëndojnë disa akuza të rënda, midis të cilave vrasje të shumëfishta, trafik i organizuar droge, zhvatje dhe pengmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA