Masakër në Siri, mbi 200 të vrarë

04/02/2012 04:47

Më shumë se 200 vetë janë raportuar të vrarë në Siri, disa orë para se Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka planifikuar të votojë pro projekt-rezolutës që ka për qëllim të ushtrojë presion mbi qeverinë e Asad, për t’i dhënë fund muajve të gjatë së dhunës mbi demonstruesit.

Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale. Nuk ishte ende e qartë nëse  Rusia, anëtare këshillit, do të vazhdonte me veton e saj ndaj draftit apo jo.

Observatori Sirian opozitar për të Drejtat e Njeriut tha të shtunën herët se 217 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin vrarë në Homs në atë çfarë grupi e karakterizoi si një “masakër”.

”OKB nuk po bën asgjë në lidhje me të. Lidhja Arabe nuk është duke bërë asgjë në lidhje me të…Ndërkohë që  ata janë duke zhvilluar diskutimin e tyre të vogël, njerëzit janë të ulur këtu dhe janë duke vdekur. Nuk bëhet fjalë për kafshë, por për qënie njerëzore. Kjo që po ndodh nuk është një lojë”, thotë një aktivist, që rrjeti CNN e identifikoi si Danny.

Ai foli edhe për “bombardim të vazhdueshëm” dhe raportoi prezencën e snajperave.    

Nga të vrarët në Homs, 138 ishin në lagjen e Khaldiya ku “bombardimet vazhdojnë”, bazuar në raportimet e grupit të opozitës.

Tunizia dëbon ambasadorin sirian

Ndër vendet e para, anëtare e Ligës Arabe që ka reaguar ndaj dhunës së fundit në Siri, është Tunizia.

Tunizi zyrtar ka shpallur “non grata” ambasadorin sirian si shenjë proteste ndaj dhunës së autoriteteve dhe bombardimit në qytetin e Homsit ku gjetën vdekje të paktën 217 persona.

Zëdhënësi i presidentit tunizian, njoftoi se përfaqësuesit diplomatik sirian i është dhënë një afat i shkurtër kohor për të lënë Tunizinë.

Përjashtimi erdhi pas bombardimit dhe presionit të shoqërisë tuniziane ndaj autoriteteve për një qendrim të të ashpër ndaj Sirisë. Vendi afrikano-verior ishte i pari që u përfshi nga ajo që do të quhej më vonë “Pranvera arabe”, kur populli u ngrit kundër presidentit Ben Ali, vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA