Fidel Castro, një libër me kujtime

04/02/2012 21:20

Lideri kuban, Fidel Castro në moshën 85-vjecare tashmë dhe i tërhequr nga jeta aktive politike në vend, duke i lënë pushtetin të vëllait, Raul Castro, botoi një libër me rreth 1 mijë faqe ku ka hedhur kujtimet e tij.

Libri i titulluar “Guerrili i kohës”, Botimi me dy vëllime bazohet në rrëfimin e Castro-s përballë gazetares Katiuska Blanco dhe përshkruan gjithë jetën e Castro-s, që nga fëmijëria e tij, rritja e deri tek ardhja në pushtet me revolucionin e Kubës.

Në fjalën e rastit, ku njoftoi daljen e librit, Castro u bëri thirrje kubanëve se është detyra e tyre të mbrojnë Kubën dhe mbarë njerëzimin në këtë planet.

Libri nis që nga fëmijëria e hershme e Castro-s deri në vitin 1958, kur ai dhe ndjekësit e tij rrëzuan Fulgencio Batistën.

Kjo ishte dalja e parë e Fidel Castro-s në publik që nga prilli i vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA