Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit Pak kohë përpara ndeshjes finale të kampionatit të futbollit amerikan, që njihet ndryshe si “Super bowl”, prokurorët në Shtetet e Bashkuara bllokuan 16 faqe interneti që transmetonin eventet sportive live dhe ato “pay per view” të televizioneve apo platformave televizive të të gjithë botës.
Të paktën një person nga Michigani u padit për menaxhimin e 9 prej faqeve abuzive të internetit. Sipas qeverisë, faqet ofronin lidhje të cilat u krijonin shikuesve mundësine për të parë programe nga liga kombëtare e futbollit, shoqata kombëtare e basketbollit, liga kombëtare e hokejt e kampionati botëror i mundjes, kampionatet e futbollit të shumë vendeve të Europës etj.
Një pirateri e tillë sipas prokurorëve u ka kushtuar ligave dhe transmetuesve të këtyre eventeve miliona dollarë në vit, e një pjesë e kësaj kostoje rëndon mbi blerësit e biletave apo të abonuarit në rrjetet sportive.
Faqe të tilla dhe operatorët e tyre i privojnë ligat sportive dhe mediat televizive nga të ardhurat e tyre të ligjshme. Kjo praktikisht është vjedhje, tha në Manhatan prokurori Preet Bharara, i cili bëri publik lajmin e bllokimit të tyre.
Puna për këtë bllokim nisi të enjten. 28-vjecari nga Michigani, Yonjo Quiroa do të përballet me akuzën e shkeljes së të drejtës së autorit. Quiroa i cili njihet edhe si Ronaldo Solano, e menaxhonte faqen nga shtëpia dhe kishte përfituar të paktën 13.000 dollarë nga persona të interesuar për të reklamuar online.
Padia ndaj 28-vjecarit i referohet përpjekjeve të tij për pirateri nga shkurti 2010 deri në janar të ketij viti. Aksioni jo pa qëllim u realizua në prag të finales së kampionatit dhe synonte pikërisht të dërgonte një mesazh simbolik në vazhdën e luftës ndaj piraterisë televizive.
Super bowl konsiderohet ngjarja më e madhe sportive e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe biletat për ndeshjen finale janë jo vetëm të shtrenjta, por edhe vështirë për t`u gjetur. Cmimi varion nga 800 deri në 1.200 dollarë copa, ndërsa ato që rishiten momentet e fundit mund të mbërrijnë deri në 16.000 dollarë.
Fenomeni i piraterisë prek në mënyrë të vazhdueshme të gjitha sportet që transmetohen në televizionet e mbarë botës duke u shkaktuar dëme të mëdha rrjeteve televizive dhe platformave të ndryshme që kanë paguar për të patur të drejtat e transmetimit të tyre.
Top Channel