Ushtaraku amerikan, Bradley Manning i akuzuar për nxjerrjen e informacionit sekret të Departamentit të Shtetit, që u pasua me publikimin e mijëra faqeve në “Wikileaks”, do të dalë para një gjykate ushtarake.
24-vjecari Manning akuzohet për nxjerrjen e informacioneve sekrete dhe vënien e tyre në shërbim të personave të paautorizuar, duke rrezikuar interesat amerikane, sidomos me bërjen publike të informacioneve mbi diplomacinë dhe operacionet luftarake në Irak dhe Afganistan.
24-vjecari mendohet se ka qenë burimi kryesor dhe i vetëm që ndihmoi australianin, Julian Assange në marrjen dhe publikimin e materialeve sekrete të diplomacisë amerikane, materiale që përfshinin kabllograme të nisur nga përfaqësuesit diplomatikë të Uashingtonit nga e gjithë bota drejt Departamentit të Shtetit, ku përvec shkëmbimit të informacionit të përditshëm, u bënë publike dhe dokumente me përmbajtje mjaft pikante, si ajo mbi vlerësimin për ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi apo atë rus, Vladimir Putin.
Top Channel