Ushtria siriane dhe forcat e sigurisë kanë arrestuar dhe torturuar fëmijë gjatë vitit të shkuar, raportoi të premten një grup për të Drejtat e Njeriut, teksa i lutej OKB-së që të ndërmarrë masa.
Raporti i Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut vjen ndërkohë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po merr në konsideratë një një draft rezolutë ku synon të shtojë presionin mbi Sirinë që t’i japë fund shtypjes dhe dhunës ndaj protestuesve anti-qeveritare.
Të paktën 31 persona u vranë në Siri ditën e premte, përfshirë tre fëmijë e tre ushtarë, sipas të dhënave të Komitetit Lokal Koordinues të Sirisë, një rrjet i aktivistëve opozitarë.
Këshilli i Sigurimit përfundoi një mbledhje të enjten në mbrëmje pa një marrëveshje mbi draftin.
Sidoqoftë, ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, u tha reporterëve se është rënë dakord mbi draft rezolutën dhe ajo do t’u dërgohet qeverive që bëjnë pjesë në Këshillin e Sigurimit për konsultim, sipas agjenisë së lajmeve ruse “RIA Novosti”.
Top Channel