Ukrainë, mbi 100 të vdekur nga ngrica

03/02/2012 10:15

Më shumë se 100 persona kanë humbur në një javë në Ukrainë për shkak të temperaturave të ulta.

Pothuajse të gjithë viktimat ishin të pastrehë, ndërsa 64 prej trupave janë gjetur në rrugë, lajmëroi Departamenti i Emergjencave Civile.

Disa mijëra persona të tjerë janë duke u trajtuar në spitale për shkak të hipotermisë, ngrirjes së disa pjesvë të trupit apo sëmundjeve të lidhura me të ftohtin.

Ndonëse dimri është gjithmonë i ftohtë në këtë zonë të Europës, Ukraina po përballet me një ndër valët e të ftohtit më të ashpër të kohëve moderne, me temperaturat që kanë zbritut në -30 gradë.

Zona të tjera të Europës janë duke vuajtur nga një valë e të ftohtit siberian, që do të vazhdojë të jetë prezent edhe në ditët në vazhdim. Ndërkohë, në Kazakistan, temperaturat kanë arritur deri në -52 gradë celcius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA