
Në garën për president të Shteteve të Bashkuara garës i shtohet edhe Roseanne Barr, nga poli i tretë i politikës amerikane, nga partia e të gjelbërve.
Roseanna Barr është ylli i “Roseane”, serialit sitcom që u transmetua në rrjetin televiziv amerikan, ABC nga viti 1988 deri në vitin 1997.
Ajo zgjodhi rrjetin social Twitter për të publikuar vendimin e saj për të kandiduar përballë presidentit aktual, Barack Obama dhe kandidatit republikan që do të dalë nga gara brenda këtyre të fundit që me shumë gjasa do të jetë një emër mes Mitt Romney dhe Newt Gingrich.
“Jam kandidatja e të gjelbërve për presidente e Shteteve të Bashkuara. Jam kandidatja zyrtare dhe dua të bëj Amerikën dhe gjithë botën një vend më të gjelbërt”, shkruante Barr në profilin e saj në Twitter.
Të gjelbërit janë poli i tretë në politikën amerikane, por që asnjëherë nuk kanë mundur të rivalizojnë, republikanët apo demokratët në elektorat, madje kandidatura e tyre pritet të jetë thjesht formale.
Përsa u takon kandidatëve të tjerë, risia e fundit ishte ndërhyrja e biznesmenit miliarder, Donald Trump në mbështetje të emërimit të Mitt Romney, si kandidat për president të Partisë Republikane.
Top Channel