‘Përplasja’ të enjten në seancë plenare, votimi për Ballukun pikë e parë e rendit të ditës. Pak metra larg Kuvendit, protesta e PD
Ish-drejtori i kompanise ‘Meico’, Ylli Pinari e ka deklaruar veten të
pafajshëm, gjatë mbrojtjes së tij, në seancën e radhës në procesin për
tragjedinë e Gërdecit.
Mbrojtja e Pinarit gjatë fjalës së saj, u shpreh se, jo vetem akuza por edhe kerkesa ndaj klientit te tij per burgim te perjetshem është tendencioze.
Sipas mbrojtjes se Pinarit akuza edhe pse ka 29 te pandehur te tjere, e ka orientuar te gjithe procesin mbi kete te pandehur. Sipas mbrojtjes eshte e papranueshme qe te gjitha akuzat e ngritura ne kete proces u ngriten vetem ndaj Ylli Pinarit, duke u cilesuar si aktori dhe fajtori kryesor, per tragjedine.
Ne fjalen e saj mbrojtja ka theksuar se kompania ‘Meico’ nuk drejtohet posacerish nga Pinari, por vendimet merreshin sipas ligjit, nga nje keshill drejtues. Mbrojtja kishte renditur ne rrjedhe kronologjike vendimet e Keshillit te Ministrave dhe urdheresat e Ministrise se Mbrojtjes per ndertimin e dhe funksionimin e kantierit te Gerdecit.
Top Channel