
Përmbytje masive kërcënojnë pjesë të New South Wales-it dhe
Queensland-it në lindje të Australisë, ku fshatra të tërë e qyteza kanë
mbetur të izoluar, ndërsa mijëra banorë u detyruan të braktisin shtëpitë
e tyre.
Vërshimi i ujrave ka bllokuar më shumë se 10.000 vetë në komunitetet e prekura. Në qytetin e Moree-t të mbuluar nga uji janë dërguar helikopterë ushtarakë me rezerva ushqimore e batanije.
“Po ta shohesh nga lart, duket si det brenda tokes”, thote kryeministri i News South Wales-it, Barry O`Farrell.
Moree eshte perballur me permbytjet me te medha te 35 viteve te fundit. Niveli i ujrave atje ka mberritur piken me te larte dhe permbytjet pritet te vazhdojne per disa dite. Kur fluturon mbi qendren e qytetit, vazhdon O`Farrell, i sheh rruget te ngjasojne me kanale lundrimi qe me shume lidhje kane me Venecian, sesa me New South Wales-in.
Zyra e Metereologjise ne Australi leshoi nje paralajmerim nga moti ekstrem edhe per disa pjese te Queensland-it. Permbytjet e vitit te kaluar ne kete shtet moren 35 jete njerezish, demtuan te mbjellat dhe goditen rende prodhimin e qymyrgurit duke rritur ndjeshem çmimin e tij.
Top Channel