Vrasja në Qafë-Plloçë

01/02/2012 11:05

Policia e Korçës ka shoqëruar 20 persona për vrasjen e shtetasit Myderi Verdha, ngjarje e ndodhur të martën rreth orës 16.00 në Qafë-Plloçë.

Sipas policisë, pista e vetme e krimit është hakmarrja sepse viktima kishte precedentë penalë. Myderi Verdha ka kryer më parë vrasje me pagesë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 76 gëzhoja armësh të ndryshme. Sipas policisë, ai është kapur në befasi nga persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë ngritur pritë.

Nga vendngjarja është konstatuar se viktima ka nxjerrë edhe armën e tij, por nuk ka mundur të qëllojë në drejtim të ekzekutorëve dhe është vrarë me armë në dorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA