Siria, presion ndërkombëtar mbi Rusinë

01/02/2012 15:35

Presioni ndërkombëtar mbi Rusinë për të pranuar rezolutën ndaj Sirisë është në rritje, ndërsa vendet perëndimore përgatiten të paraqesin dokumentin në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ministra të Jashtëm janë takuar me ambasadorin rus, Vitaly Churkin, i cili ka konfirmuar qëndrimin e Kremlinit për një veto kundër nëse votimi do të mbahet.

Sipas Moskës, qeveria dhe rebelët kanë përgjegjësi të njëjta për krizën në Siri, ndërsa rezoluta shihet si një mundësi për të krijuar një preteks, si ai që i lejoi komunitetit ndërkombëtar ndërhyrjen mbi Libi.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, lëshoi të mërkurën një apel të ri ndaj të gjithave vendeve në OKB, për të mbështetur propozimin e Ligës Arabe, që synon t’i japë fund gjakderdhjeve që po ndodhin në Siri.

”Ka ardhur koha që komunitetit ndërkombëtar të lërë mënjanë mospërputhjet e tij dhe të dërgojë një sinjal të fortë në mbështetje të popullit sirian”, u shpreh Clinton.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, u shpreh gjithashtu në favor të rezolutës që vendos si kusht largimin e Al-Assad nga pushteti, duke i dhënë kështu mundësinë vendit që të formonte një qeveri të pajtimit kombëtar.

Vendet e Ligës Arabe gjithashtu i kanë lëshuar një apel supefuqive me të drejtë vetoje, që të pranojnë rezolutën, duke e cilësuar atë si të vetmen zgjidhje reale përballë krizës në përshkallëzim në vendin me 25 milion banorë.

Sidoqoftë, Churkin u shpreh në selinë e OKB-së se “Moska e konsideron kërkesën për largimin e qeverisë si një ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran, çka ndalohet shprehimisht në kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë pesë superfuqitë me të drejtë veto në OKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA