Romney, “korr” fitore të pastër në Florida

01/02/2012 04:38

Shpresë presidenciale në SHBA për Mitt Romney, që ka arritur një fitore të pastër në zgjedhjet e Republikanëve në Florida, sipas rezultateve paraprake.

Me 82% të votave të numëruara, pas përfundimit të votimit në Florida, Romney ka 47% të tyre, ndërsa rivali i tij Newt Gingrich 32%.

Zgjedhjet në Florida janë më të mëdhatë të 2012 deri më tani, që u shoqëruan me një betejë të ashpër televizive mes dy kandidatëve, që do të rivalizojnë Obamën në nëntor.

Ndërsa dy rivalët e tjerë republikanë, mbi rezultatet e deklaruara deri më tani, Santorum ka anketuar 13% të votave dhe Paul 7%.

Anketat treguan se ekonomia ishte çështja kryesore për shumicën e votuesve.

Fitorja për Romney-n në “Shtetin me Diell”, i jep atij fitoren e dytë, pas asaj të Nju Hampshire, që kur gara filloi këtë vit me shetin e IOWA-s.

Romney kritikon Obamën

Në fjalimin që mbajti pas fitores, Mitt Romney kritikoi presidentin Barack Obama dhe e fajësoi atë për problemet ekonomike të vendit.

Ai premtoi shfuqizimin e ligjit të presidentit Obama mbi kujdesin shëndetësor, balancimin e buxhetit, dhe se do të udhëheqë vendin në një epokë të re të begatisë ekonomike.

Ish-guvernatori i Masacusets fitoi 47% të votave në Florida, kurse rivali i tij, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich, mori 32% të votave. Pak më shumë se një javë më parë Newt Gingrich fitoi ndaj Mitt Romney në zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut.

Debatet e suksesshme dhe reklamat politike kundër zotit Gingrich ndihmuan zotin Romney. Sondazhet e fundit kanë treguar se zoti Romney kishte epërsi dy shifrore ndaj zotit Gingrich në Florida. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA