Konfliktet e armatosura janë rikthyer të mërkurën në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.
Burime zyrtare raportuan se disa grupe milicie janë përfshirë në luftime të përgjakshme në qytet, ndërsa mediat ndërkombëtare raportuan për flakë dhe tym të dukshëm në lagjen e al-Saadit, në qendër të Tripolit.
Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme tha për “Reuters” se luftimet në zhvillim po ndodhin midis grupeve paraushtrake të qytetit të Misratës dhe Zintanit.
Të dy këto grupe rebelësh luftuan së bashku për rrëzimin e kolonel Gaddafit, gjatë 2011-s, por duket se janë përçarë nga interesat e ndryshëm pas marrjes së pushtetit.
Disa grupe milicish kanë vendosur kampet e tyre në afërsi të kryeqytetit dhe luftojnë vazhdimisht mes tyre në zonat urbane. Burimet zyrtare informuan se autoritetet po përpiqen të vendosin situatën nën kontroll, por hyrja në lagje nuk është e lehtë për shkak të pritave dhe barrikadave. Është ende i paqartë dëmi njerëzor i këtij konflikti.
Top Channel