Francë, kërcënohet kandidatja për presidente

01/02/2012 16:55

Një plumb dhe një letër me një mesazh kërcënues iu dërguan kandidates presidenciale në Francë, Eva Joly, lajmëroi drejtori i fushatës së saj zgjedhore të mërkurën.

Joly është kandidatja e Partisë së Gjelbërt dhe ajo është vendosur vazhdimisht nën sulmin e mbështetësve të ekstremit të djathtë. “Na kanë mbërritur letra shumë kërcënuese dhe me përmbajtje të fortë nacionaliste”, u shpreh bashkëpunëtori i kandidates, Stephane Sitbon-Gomez.

68-vjeçarja, e cila mbrohet nga dy truproja, është një kandidate e bllokut europian të të gjelbërve. Në profesion një ish-gjykatëse, kandidatura e Joly ka ngjallur debate të shumta për shkak të prejardhjes së saj norvegjeze.

Në sondazhin e fundit mbi garën presidenciale, Joly renditet në vendin e gjashtë midis kandidatëve, e zgjedhur nga 3% e votuesve. Në qendër të fushatës së saj, është vendosur programi për të reduktuar varësinë e Francë nga energjia bërthamore.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në datën 22 prill dhe socialisti Hollande kryeson në sondazhe me 31% të preferencave. Presidenti në detyrë, Nicolas Sarkozy, jepet me 23,5%, ndjekur nga kandidatja e Frontit Kombëtar, Marine le Pen, me 20%.

Franca përdor një sistem votimi me dy raunde, me raundin e parë që shërben për të përzgjedhur dy kandidatët më të votuar, përpara se ata të ballafaqohen në zgjedhje kokë më kokë një javë më pas.

Francë, sulm me miell kandidatit për president

Kandidati socialist për president në Francë, Francois Hollande nisi si mos më keq fushatën e tij elektorale në Paris.

Në një video të shfaqur nga BBC, një ndër të pranishmit në takimin e Hollande me mbështetësit e tij, i shpëtoi sigurimit dhe sulmoi kandidatin socialist me miell në fytyrë.

Truprojat e sigurimit ndërhynë menjëherë duke neutralizuar agresorin, ndërsa Hollande ndërpreu takimin e tij.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA