Eurozonë, vazhdon rënia industriale

01/02/2012 16:10

Sektori industrial në Eurozonë regjistroi rënie për muajin e gjashtë radhazi.

Megjithatë, raporti zyrtar i publikuar të mërkurën tregoi se ritmi i prapësimit është ulur dhe se sektori mund të rikthehet në stanjacion ose një rritje të ulët së shpejti.

Studimi i “Markit” e vlerësoi prodhimin industrial në vendet që përdorin monedhën e përbashkët me koefiçentin 48,8. Çdo koefiçent nën 50 tregon për një rënie, por në muajin dhjetor ai kishte qenë prej 46,9.

Duke u përqendruar midis shteteve të ndryshme, raporti tregonte se industria gjermane i është rikthyer rritjes, ndërsa në Spanjë dhe Itali vazhdon rënia.

”Ndonëse rënia ishte e parashikueshme, rezultatet e muajit të parë të 2012-s janë më të mira se pritshmëritë. Rezultatet sugjerojnë se vendet e Eurozonës mund të përballojnë këtë vit të vështirë me një rritje të ulët ose recension të butë”, vlerësoi Chris Williams, kryeekonomist i “Markit”.

”Shifrat e fundit tregojnë për një stabilizim të industrisë në zonën Euro, pas një përfundimi të vështirë të 2011-s”.

Optimizmi i përmbajtur i “Markit” solli rrjedhoja pozitibe në bursat europiane. “Dax” i Frankfurtit u rrit me 2% gjatë së mërkurës, ndërsa “CAC 40” i Parisit regjistroi një fitim prej 1,5%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA