Egjipt, lirohen 25 kinezët e marrë peng

01/02/2012 15:50

25 punëtorë kineze të rrëmbyer të martën në Egjiptin e veriut u liruan mesditën e së mërkurës, konfirmuan burimet zyrtare.

Ambasadori kinez në Kajro u shpreh se të gjithë shtetasit gëzojnë një gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Ata u ndaluan në Sinai nga një grup beduinësh, pjestarë të një fisi tribal vendas, që përdori pengjet për të kërkuar lirimin e disa të afërmve, të burgosur për rolin e luajtur në shpërthimin e Sharm el-Sheikut, në vitin 2004.

Pengmarrja e shtetasve kinezë ishte e dyta brenda disa ditësh, pasi 29 të tjerë u kapën prej rebelëve në Sudan.

Nuk dihen detajet e lirimit të kinezëve, punëtorë dhe inxhinjerë të një fabrike çimentoje, por besohet se autoritetet i premtuan beduinëve rigjykimin e familjarëve të tyre.

Në vitin 2004, në një sulm urrejtje ndaj turistëve të huaj, disa bomba në zonën turistike të Sharm el-Sheikut shkaktuan vdekjen e 31 personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA