Debate për Sirinë në KS

01/02/2012 01:40

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi masat që do të merren kundër regjimit të Bashar Al Asadit.

Kryeministri i Katarit, Sheik Hamad Bin Jasim Al Tani u kërkoi vendeve anëtare të ndalojnë “makinën vrasëse dhe kjo, sipas tij, mbështetet në aktin themeltar të OKB-së”.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton tha se situata në Siri rrezikon të dalë jashtë kontrollit dhe “mbretërimi i terrorit” për Asad duhet të marrë fund.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil El Arabi i kërkoi Këshillit të Sigurimit të miratojë planin e paraqitur prej organizatës së tij dhe nënvizoi se e gjithë përpjekja bëhet për të shmangur ndërhyrjen ushtarake në Siri.

Më herët, zv/Ministri i Jashtëm rus, Genadi Gatilov tha se inisiativa e vendeve arabe, për të miratuar rezolutën e Kombeve të Bashkuara mbi Sirinë është një hap larg luftës civile.

Sipas tij, kërkesa për dorëheqjen e Presidentit Bashar Al Asad nuk con drejt një zgjidhjeje kompromisi. Aktivistët thonë se mbi 100 persona humbën jetën në Siri, të hënën, përfshirë edhe 40 civilë. Ndërsa të martën u vranë 30 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA