Tiranë, vrasje në tregun çam

31/01/2012 19:25

Dy pronaret e një dyqani në tregun çam në Tiranë janë ndaluar nga policia si të dyshuar për vrasjen e një të riu qe tentoi t’i grabiste.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, kur viktima Klajdi Sejfullahu, është perpjekur të grabise një furgon që kishte mallrat e një tregtari 32-vjeçar, Vitor Laku.

Sipas të dhënave paraprake, tregtari e ka pikasur  vjedhësin dhe ka filluar të ushtrojë dhunë ndaj tij.

Gjatë konfliktit fizik, 30-vjeçari Sejfullahu ka marrë plagë të rënda, duke u dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku humbi jetën.

Policia tha se ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen tregtarin Vitor Laku. Burimet paraprake bëjnë të ditur se është shoqëruar një tjetër tregtar, Nesti Uruçi, si personi që ka qenë prezent gjatë gjithë skenes së krimit.

Për të dy tregtarët, policia tha se do të mbahen të ndaluar deri në ekspertizën mjekoligjore të trupit të viktimës, ekspertizë që do të provojë se çfarë e shkaktoi vdekjen e Sejfullahut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA