Rusia, armë policisë amerikane

31/01/2012 00:00

Agjentë amerikanë me armë ruse. Fabrika “Izhmash” në malet Urale ka
filluar të furnizojë policinë amerikane me pushkë gjysmëautomatike të
tipit “Saiga-12”.

Bëhet fjalë për një armë me prejardhje nga Kallashnikovi i famshëm, e prodhuar nga e njëjta fabrikë, por kurrë e shitur më parë një policie të huaj.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, të cilat citojnë drejtorin e përgjithshëm të fabrikës, Maxim Kuziuk.

Ky i fundit ka saktësuar se kontrata është firmosur në kuadër të panairit të armëve të zhvilluar në Las Vegas nga data 17 në 20 janar.

Top Channel