Rikthehen protestat në provincën e Tibetit në jug-perëndim të Kinës. Mijëra forca sigurie kanë zbarkuar në rajonin, që prej kohësh kërkon pavarësinë nga pjesa tjetër e vendit dhe janë përleshur me protestuesit tibetianë.
Media ndërkombëtare raportojnë se përleshje të dhunshme, që kanë pasuar edhe disa të vdekur janë regjistruar në provincën autonome të Sichuanit në Tibetin Jugor, ku banorët vendas kanë dalë në rrugë për të nisur festimet me rastin e ndërrimit të viteve në kalendarin tibetian.
Autoritetet qeverisëse qendrore kanë zbarkuar në zonë forca të shumta sigurie, përfshirë këto edhe reparte të vecanta të ushtrisë në përpjekje për të ndalur tubimet. Mediat shtetërore raportoi përleshje në disa zona, por nuk përmendi viktima, ndërkohë që fajësoi për trazirat udhëheqësin shpirtëror tibetian në ekzil, Dalai Lama.
Në zonë janë ndaluar grupet e xhirimit të CNN. Reporterët e televizionit amerikan flasin për përleshjet më të mëdha që nga viti 2008 mes banorëve autoktonë dhe forcave të sigurisë.
Përbërja e popullsisë në rajonin e Tibetit ka qenë gjithnjë një cështje e debatueshme. Autoritetet kineze që pohojnë se rreth 90 përqind e popullsisë në këtë rajon janë tibetianë etnikë dhe me përfaqësuesit në ekzil të Tibetit, që akuzojnë Pekinin se po nxit lëvizjet demografike të popullsisë han drejt Tibetit, për të ulur këtë përqindje.
Top Channel