Presidenti amerikan, Barak Obama ka konfirmuar se avionët pa pilot kanë sulmuar rregullisht zonat tribale në Pakistan, të dyshuara për militantë.
Obama i quajti sulmet një “shënjestër e fokusuar te njerëzit që janë në listën e terroristëve aktive”.
Shtetet e Bashkuara zakonisht nuk flasin publikisht për operacionet e këtij lloji.
Obama i bëri komentet e tij në daljen një orëshe në rrjetin social, Google +, e cila gjithashtu u transmetua drejtpërdrejt në YouTube.
Më shumë se 130.000 pyetje ishin paraqitur para se ky takim në rrjet të fillonte, ndërsa gjashtë persona ishin të ftuar për t’iu bashkuar në internet presidentit. Ata kishin të drejtë të bënin pyetje dhe të ndiqnin përgjigjet nga z. Obama.
Ngjarja i dha fund një jave të mbushur me angazhime në median sociale, që filloi në prag të fjalimit të Obamës në State of Union në Kongres, më 24 janar.
Top Channel