Luan futboll dhe vdes 13 vjeç
31/01/2012 02:32
Magjistratura italiane ka hapur një hetim mbi vdekjen e një djaloshi 13 vjeçar, që vdiq duke luajtur futboll me shokët.
Është parashikuar edhe një një autopsi e detajuar për të sqaruar në mënyrën më të mirë se çfarë ka ndodhur.
Vdekja, siç raportohet nga 118-ta (urgjenca mjekësore), ka qenë e lidhur me probleme karidake. Vogëlushi u rrëzua në tokë ndërkohë që ishte duke luajtur në një oborr në provincën e Arce, Frosinone.
Një dramë pak minutëshe me 13-vjeçarin që u plas në tokë, duke e bërë të padobishme edhe ndërhyrjen e ndihmës së shpejtë. Me gjithë mbërritjen e tyre djaloshi ndërroi jetë rrugës për në spital. Gjithsesi prindërit flasin për vonesa të ambulancës.
Top Channel