Autoritetet libiane do të hapin një hetim të detajuar mbi dhunimet që i janë bërë të drejtave të njeriut në vend, pasi disa raportime alarmuese u bënë për gjendjen e rebelëve të mbajtur në burgjet e vendit gjatë javës së shkuar.
Vendimi vjen pasi një organizatë ndërkombëtare evidentoi vrasje dhe tortura sistematike midis mijëra mbështetësve të burgosur të Gaddafit.
Zëvendëskryeministri i vendit, Mustafa Abu Shagour, gjatë një konference për shtyp në Tripoli u shpreh se “çdo shkelje e të drejtave të njeriut do të hetohet dhe përgjegjësit do të ndëshkohet”.
Ai kujtoi se autoritretet e përkohshme që drejtojnë vendin deri në plotësimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve, i kanë bërë disa herë thirrje rebelëve që të tregohen të përmbajtur dhe të trajtojnë me dinjitet të burgosurit.
Libia, gjithashtu është vendosur nën presion nga autoritetet ndërkombëtare, për të zbuluar rrethanat që çuan në ekzekutimin brutal të ish-diktatorit, Muammar Gaddafit, në tetor 2011, akt që i dha fund nëntë muajve të përgjakshëm të luftës civile.
Top Channel