Iran-ANEA, bisedimet “konstruktive”

31/01/2012 21:35

Irani i konsideroi si “pozitive dhe konstruktive” tre ditët e bisedimeve ne Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, strukturë e varur nga OKB.

Sipas agjensisë gjysmë-zyrtare “Fars”, “bisedimet u zhvilluan në një klimë të ngrohtë dhe u bë e mundur që të arriheshin përfundime të njëjta midis të dyja palëve”.

Një burim i pakonfirmuar tha se në takim janë biseduar çështje me karakter ligjor dhe teknik. Gjithashtu, agjensia shtoi se është rënë dakord për një raund të dytë bisedimesh, por nuk u specifikua asnjë datë se kur kjo mund të ndodhë.

Vizita e ANEA-s në Iran erdhi në një klimë të rënduar midis vendeve perëndimore dhe Teheranit, për shkak të programit bërthamor të këtij të fundit.

Ndonëse Irani pretendon se po e zhvillon energjinë atomike vetëm për qëllime civile, vendet perëndimore besojnë se ky është vetëm një pretekst për të ndërtuar armë të shkatërrimit në masë.

Si rrjedhojë, ato kanë imponuar sanksione të shumtë ekonomikë ndaj shtetit me 75 milion banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA