Franca fitoi një kontratë madhore në Indi, për furnizimin e ushtrisë indiane me mbi 100 avionë ushtarakë modernë.
Kompania “Dassault” paraqiti ofertën më të mirë në tender, prej 10 miliardë dollarësh, për furnizmin e forcave indiane me 126 aeroplanë të llojit “Rafale”.
Sipas ekspertëve, kjo është një prej kontratave më të mëdha të firmosura ndonjëherë në histori në fushën e mbrojtjes. Suksesi i “Dassault” përbën një zhgënjim të madh të “Eurofighter Typhoon”, konsorciumin e përbashkët britaniko-gjerman.
Më parë në dhjetor, “Eurofighter” humbi një kontratë prej tetë miliardë dollarësh, për të furnizuar ushtrinë japoneze. Pas marrëveshjes, aksionet e “Dassault” u rritën menjëherë me 20% në bursë.
Pas shpalljes së fituesit të tenderit, zyrtarë britanikë u shprehën të zhgënjyer për vendimin. “Ndonëse tenderin e fitoi kompania që bëri ofertën më të mirë, vendimi nuk ishte një reflektim i marrëdhënieve të ngushta midis Indisë dhe Britanisë”, deklaroi Jamed Hardy, një përfaqësues i lartë i ushtarak.
”Gjermania dhe Anglia shpenzuan shumë kohë duke promovuar “Typhoon” dhe ishin të bindura se ky model avioni ofronte cilësinë më të mirë në të tashmen dhe të ardhmen”, shtoi ai.
Top Channel