Bisedimet me talebanët në Arabinë Saudite

31/01/2012 15:45

Autoritetet afgane shpresojnë që të nisin dialogun për paqe më përfaqësuesit talebanë në javët që vijnë.

Kabuli zyrtar shpreson që bisedimet të nisin në Arabinë Saudite nën një klimë aspak të favorshme në vend, kur sulmet militante ndaj trupave të NATO-s kanë pësuar një përshkallëzim ditët e fundit, ku më tragjiku ishte ai i një talebani të infiltruar në ushtrinë afgane që vrau 4 ushtarë francezë dhe plagosi 16 të tjerë.

Zyrtarët afganë saktësojnë se përpjekjet për bisedime me përfaqësuesit talebanë janë në një shkallë fillestare dhe se është shumë herët për të folur për përmbajtjen e tyre, apo nëse në tryezë do të ketë përfaqësues amerikanë apo të vendeve të tjera që kontribuojnë me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan.

Bisedimet me talebanët mbështetën fuqishëm edhe nga Shtetet e Bashkuara të cilat prej disa muajsh kanë shtuar përpjekjet për hapjen e një përfaqësie diplomatike talebane në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA